Rreth Nesh

Zyra për Shërbime Juridike dhe Patundshmëri “ACCESS” me përfaqësues ligjor z. Burim Halili, është themeluar me datë 08.08.2011 me seli në Prishtinë, e cila fushëveprimtarin e saj e zhvillon në dy pjesë të qytetit, njëra zyre është në lagjen Dardania, Rr. Kroi i Bardh Lokali 103, kurse zyra tjetër është e vendosur në hyrje të lagjes Arberia (Dragodan) afër Qafës në Rr. Zagrebi – Objekti Pandora Tower.

Zyra “ACCESS” ofron Shërbime Juridike dhe Patundshmëri. Në lëmin e Shërbimeve Juridike është e profesionalizuar në sferën Civile, dhe përfaqësohet nga juristët e kualifikuar me një përvojë tashmë të dëshmuar në përfaqësime profesionale juridike.

Në lëmin e Patundshmërive, zyra “ACCESS” ofron këto shërbime: shitje, qiradhënie, vlerësime, këshilla për investime në Patundshmëri si dhe konsulta për shitëblerje dhe qiradhënie.

Cilësia e ofrimit të shërbimeve tona në Patundshmëri është me rëndësi për klientët tonë, marrëdhënia jonë me klientin nuk përfundon pas një shërbimi në shitje ose qiradhënie të patundshmërive, sepse ne qëndrojmë pas shërbimeve të ofruara nga ana jonë dhe për çdo paqartësi ose çështje që mund të shfaqet ne i përgjigjemi.

Çdo shërbim i cili ofrohet nga zyra “ACCESS” në vëmendje ka interesin më të mirë për klientin tonë.