Shtëpia e pajisur me fletë poseduese gjendet në lagjen Taslixhe, shumë afër qendrës së qytetit.
Ka sipërfaqe prej 400m² dhe përbëhet nga dy kate banimi. Është e ndërtuar me materialet më cilësore dhe me kujdes maksimal deri në detajin më të vogël.
Përveç se është e mobiluar dhe organizuar tejet mirë me mobilje të reja dhe moderne, avantazh i kësaj shtëpie është pjesa e garazhit me hapësirë të mjaftueshme parkimi për tre automjete.
Shtëpia gjendet në një truall prej 2.4 Ari, poashtu i pajisur me fletë poseduese.
Ka pamje të hapur pasi gjendet në një zonë të qetë dhe nuk është e rrethuar me shtëpi të tjera. Lokacioni i shtëpisë është shumë i përshtatshëm pasi që ofron banim të qetë si dhe qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Ka siguri të lartë sepse është në vëzhgim të kamerave 24h.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Shtëpia përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– 3 dhoma gjumi (njëra prej tyre ka edhe banjo dhe garderobë)
– 2 banjo
– Terasë
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4