Shtëpi me QIRA – 3 dhoma gjumi – Chelsea Point/Bërnicë e Epërme

Bërnicë, Prishtina
For Rent
1,300 € /month

Description

Shtëpia gjendet në lagjen "Chelsea Point" në Bërnicë të Epërme dhe është projektuar me standardet më të larta frymëzuar nga stili anglez. Ka një sipërfaqe prej 200m² dhe përbëhet nga 2 kate banimi dhe nënkulmi.
Gjendet në një truall prej 3.5 Ari. Oborri ka sistem automatik të ujitjes dhe sistem për ujitjen e pishave nga "Rain Bird". Shtëpia e cila ka qenë e pabanuar më parë ka izolim të veçantë në mure dhe poashtu në pjesën nën kulm.
Të gjitha pajisjet për infrastrukturën e ujit dhe nxemjes janë "Geberit", kurse sistemi i ngrohjes është me kalldajë nga "Viessmann". Kuzhina është nga "Bosch".
Është e instaluar edhe infrastruktura për pompë termike. Pjesa e nënkulmit mund të shfrytëzohet gjithashtu pasi ka vend të mjaftueshëm për një shtrat dhe mund të shfrytëzohet edhe si dhomë e ndenjës apo depo.
Avantazh është lokacioni i shtëpisë pasi gjendet në një zonë të qetë dhe hapësira të mjaftueshme gjelbërimi. Kompleksi ka mirëmbajtje të vazhdueshme dhe siguri.
Në afërsi të kompleksit janë disa nga restorantet më të njohura në Prishtinë, si: Magra Austria, Country House dhe Molla e Egër.

Shtëpia përbëhet nga:
Kati i parë:
– Sallon me kuzhinë
– Depo
– Banjo
– WC

Kati i dytë:
– 3 dhoma gjumi
– Banjo
– WC

Nënkulmi:
– Dhomë
– Depo

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Additional Information

  • Status: New
  • House
  • 3 Bedrooms
  • Bathroom
  • 200 m2
  • 58 Views
ID: PROAC5103
Interior area: 200
Availability: Available
Living Rooms: 1