Banesë me FLETË POSEDUESE në SHITJE - 2 dhoma gjumi - Lagjja e Muhaxherëve

Lagjja e Muhaxherëve, Prishtina
For Sale
143,000 €

Description

Banesa ndodhet në Lagjen e Muhaxherëve, te Kulla e Zotnisë përkatësisht në Rrugën "Sokol Sopi". Ka sipërfaqe prej 73.5m² dhe ndodhet në katin e 10-të me orientim Jug- Perendim. Ka kushte shumë të mira banimi dhe posedon të gjitha paisjet e nevojshme për klientët. Është e mobiluar në tërësi me mobilie moderne të klasit të lartë. Reflektimi i dritës natyrale brenda hapësirës e bën më të veçantë këtë pronë. Kuzhina e banesës është e pajisur plotësisht me pajisje elektroshtëpiake. Objekti banesor posedon ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Ndodhet në një lokacion komod me një ambient të pastër dhe një arkitekturë unike. Kompleksi “Kulla Zotnisë“ ka menduar edhe për plotësimin e nevojave të tjera si furra të bukës, restorante, markete etj, brenda këtij kompleksi. Materialet me të cilat është ndërtuar janë të cilësisë më të lartë, xham të temperuar të sigurisë së lartë, termoizolim dhe zë izolim të lartë. Materialet te fasada janë rezistente ndaj ujit, zjarrit, akullit, borës dhe erërave.

Ka këtë rënditje:
– Sallon me kuzhinë
– 2 dhoma gjumi
– Banjo
– WC
– 2 terasa

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 313 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Additional Information

  • Status: New
  • Apartment
  • 2 Bedrooms
  • Bathroom
  • 74 m2
  • 26 Views
ID: PROAC6233
Interior area: 74
Floor: 10
Availability: Available
Living Rooms: 1