Banesa gjendet në lagjen Veternik, në njërin nga komplekset më të njohura në Prishtinë, Linda Premium Residence. Ka një sipërfaqe prej 65m² ndërsa ndodhet në katin e 6-të. Banesa është e mobiluar me një stil të veçantë dhe e organizuar mirë me mobilje të reja dhe moderne. Avantazh i lokacionit është se kompleksi posedon sistem smart home, kamera të sigurisë, fshesë qëndrore - sistem vakum i instaluar në çdo banesë, sistem të sigurisë kundër zjarrit, hapësira të gjelbëruara si dhe kënde të lojërave për fëmijë. Objekti banesor është i pajisur me ashensor funksional të cilësisë së lartë ndërsa sistemi i ngrohjes është me energji elektrike. Poashtu përparësi tjetër është se brenda kompleksit ka supermarkete, restaurant, parking të mjaftueshëm dhe barnatore.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– Dhomë gjumi
– Banjo
– WC
– Terasë
– Garazh
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1