Banesa gjendet në kompleksin "Blerti" në lagjen Kalabria, ndërtues "Lesna". Banesa ka sipërfaqe prej 78.18m² me orientim jug-lindje në drejtim të parkut ndërsa ndodhet në katin e 5-të. E mobiluar në tërësi, banesa është e organizuar me mobilje të reja dhe posedon kushte shumë të mira banimi. Objekti banesor posedon ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Ky kompleks karakterizohet nga ndërtim cilësor e modern dhe është i projektuar sipas standardeve evropiane. Kompleksi posedon vendparkim të mjaftueshëm, sipërfaqe të gjelbëruara dhe mirëmbajtje. Ka mure 2-shtresore me izolim akustik, izolimi i jashtëm është i bërë me tulla që kanë shtresë termoizoluese në mes. Avantazh është se banesa posedon garazh dhe depo.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë + tryezari,
– 2 dhoma gjumi,
– Banjo,
– Terasë,
– Garazh,
– Depo.
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 313 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1