Ofrohet për shitje shtëpi moderne dhe e mobiluar në Bërnicë të Poshtme, në kompleksin “New House Residence”. Shtëpia ka sipërfaqe prej 280m² përbëhet nga 2 kate dhe shtrihet në një parcelë prej 3 ari, e pajisur me fletë poseduese. Prona posedon oborr të rregulluar dhe të gjelbëruar, me orientim nga të gjitha anët, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral gjatë gjithë ditës. Shtëpia është e mobiluar me mobilje moderne dhe ofron një ambient shumë komod dhe funksional për banim. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe nën dysheme, po ashtu prona posedon edhe kondicioner. Gjithashtu, shtëpia posedon garazh dhe vendparking. Një mundësi shumë e mirë për familje që kërkon një shtëpi të rehatshme, moderne dhe të gatshme për banim, në një lokacion të qetë dhe të përshtatshëm.
Shtëpia përbëhet nga:
Përdhesa:
– Sallon me kuzhinë,
– Banjo.
Kati i 1-rë:
– 3 dhoma gjumi (njëra me master bedroom),
– Banjo,
– Depo.
Kati i 2-të:
– Dhomë e madhe ( hapësirë punese),
– Terasë 50m².
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1