PRONË NË SHITJE NË QENDËR TË PRISHTINËS – PRANË RRUGËS UÇK! - Access Ks

PRONË NË SHITJE NË QENDËR TË PRISHTINËS – PRANË RRUGËS UÇK!

Qendër, Prishtina
For Sale
770,000 €

Description

Ofrohet për shitje një pronë me lokacion jashtëzakonisht atraktiv në zemër të Prishtinës, në rrugën Lah Nimani, vetëm rreth 25 metra larg rrugës kryesore UÇK dhe në afërsi të Komunës së vjetër të Prishtinës.
Prona shtrihet në një sipërfaqe prej 2.39 ari dhe përfshin gjithsej 6 objekte, nga të cilat 3 shtëpi banimi me sipërfaqe prej 125 m², 85 m² dhe 60 m², si dhe 3 lokale afariste me sipërfaqe prej 32 m², 32 m² dhe 28 m². Në total, prona ofron 362 m² hapësirë të ndërtuar, duke kombinuar në mënyrë ideale funksionin banesor dhe atë afarist.
Përveç lokacionit të privilegjuar, prona karakterizohet nga oborri i brendshëm, hyrjet e organizuara dhe qasja shumë e shpejtë në të gjitha pikat kryesore të qytetit. Pozita e saj qendrore dhe përbërja e shumëllojshme e bëjnë një mundësi të veçantë për banim, zhvillim të aktiviteteve afariste, dhënie me qira apo investim afatgjatë.
Kjo pronë paraqet një mundësi shumë të mirë për investitorët që kërkojnë një patundshmëri në një prej zonave më të kërkuara të Prishtinës, me potencial të konsiderueshëm për shfrytëzim dhe zhvillim të mëtejshëm.


Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 313 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1

Additional Information

  • Status: New
  • Objekt Afarist
  • 0 Bedrooms
  • Bathroom
  • m2
  • 4 Views
ID: PROAC9801
Availability: Available

Similar Properties