Objekt afarist në SHITJE me FLETË POSEDUESE/ Magjistralja Pejë - Prishtinë, Sllatinë - 750m² + 37Ari tokë

, Sllatina e Madhe
Për Shitje
Çmimi Sipas Marrëveshjes

Përshkrimi

Ofrohet për shitje Objekti/Lokali me sipërfaqe prej 750m² i cili ndodhet në Sllatinë të Madhe, më saktësisht në Magjistralen Pejë - Prishtinë - kilometri 14, afër Restaurant Aviano.
Objekti është i orientuar nga veriperëndimi dhe juglindja dhe ndodhet në truall prej 37 Ari.

Është i ndarë në 5 nivele, ku secili nivel është funksional dhe i gatshëm për punë.
Niveli 1 - Bodrumi i cili ka parakuzhinën, kuzhinën, zyrën dhe një sallë prej 150m². Kuzhina në bodrum ka sipërfaqe prej 220m², ka invertarin ku është i gatshëm për punë, me kapacitet për 200 persona.
Niveli 2 - Përdhesa e cila në dispozicion ka shankun, furrën e picave me dru si dhe 4 banjo.
Kati i 1- rë - përbehet nga një Lounge, ku shërben si relaks për klientët e restaurantit, për pije si dhe për klientët që preferojnë qetësin.
Kati i 2- të - përbehet nga një sallë, ku kapacitet ka për 20 persona, kryesisht për ndonjë festë të vogël familjare, organizimin e ditëlindjeve etj.
Kati i 3- të - përbehet nga një sallë për 60 persona ku posedon dhe ballkonin.
Objekti është i renovuar i tëri në muajin qershor të këtij viti, dhe është i pajisur me të gjitha pajiset e nevojshme për punë.
Sistemin e ngrohjes e ka me kaldaja, me qymyr si dhe me dru.
Në 37 ari truall, objekti ka mbrapa pishinën për fëmijë dhe oborrin me kapacitet për 40 persona, posedon këndin e lojrave për fëmijë si dhe një kuzhinë verore në oborr. Në pjesën mbrapa objektit, ka pishinë ku është e destinuar për peshk.
Gjithashtu kjo pronë posedon parking para objektit për më shumë se 30 vetura si dhe hapësira tjeter ka kapacitet për 200 persona.
Objekti/Restauranti si dhe toka janë të pajisura me fletë poseduese dhe shitet komplet me invertarin.

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Objekt Afarist
  • 0 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 750 m2
  • 434 Vizita
ID: PROAC4223
Siperfaqe Neto: 750
Disponueshmëria: Në dispozicion