Penthouse në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Tophane

Tophane, Prishtina
Për Shitje
Çmimi Sipas Marrëveshjes

Përshkrimi

Penthouse gjendet në objektin e "Durguti Towers" në lagjen Tophane, ndërtues "Durguti Invest".
Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 150,5m² ndërsa ndodhet në katin e 11-të. Për shkak të orientimit lindje-perëndim dhe pamjes së hapur përballë, në banesë hyn ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Ndërtesa ka fasadë ventiluese, që krijon një hapësirë mes mureve të jashtme dhe izolimit termik, duke formuar një kanal për qarkullimin e ajrit.

Objekti banesor posedon 2 ashenorë funksionalë në çdo hyrje duke ju dhënë qasje të lehtë në banesën tuaj, sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, ndërsa ujësjellësin Geberit. Kompleksi posedon vendparkim për çdo njësi banesore. Avantazh është se çdo dhomë ka dalje në terasë, përveç asaj të fëmijëve. Penthouse posedon një garazh private 16,20m² me çmim ekstra prej 10,000 € dhe një depo 4,26m² në vlerë prej 2,000 €.

Për të garantuar sigurinë në çdo cep të kompleksit, pjesët e përbashkëta janë 24/7 nën vëzhgimin e kamerave. Përparësi është lokacioni i kompleksit pasi ndodhet në një zonë të qetë, ka 5 minuta afër 2 shkolla fillore, sheshin Nënë Terezë dhe Pallatin e Rinisë. Kjo pronë do të jetë e gatshme për banim në fund të vitit. Kontrata bëhet tek noteri.

Penthouse përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë (kuzhina ka depo ndaras)
– 3 dhoma gjumi
– 2 banjo
– WC
– 2 terasa

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Apartment
  • 3 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 151 m2
  • 533 Vizita
ID: PROAC5732
Siperfaqe Neto: 151
Kat: 11
Disponueshmëria: Në dispozicion
Dhomat e Ndenjes: 1