Penthouse në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Tophane afër Qafës - Access Ks

Penthouse në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Tophane afër Qafës

Tophane, Prishtina
Për Shitje
Çmimi Sipas Marrëveshjes

Përshkrimi

Penthouse gjendet në lagjen Tophane afer Qafës. Ka një sipërfaqe prej 150,5m², terasë 30m², ndërsa ndodhet në katin e 11-të. Për shkak të orientimit lindje-perëndim dhe pamjes së hapur përballë, në banesë hyn ndriçim natyral gjatë gjithë ditës! Ndërtesa ka fasadë ventiluese, që krijon një hapësirë mes mureve të jashtme dhe izolimit termik, duke formuar një kanal për qarkullimin e ajrit.

Objekti banesor posedon 2 ashensorë funksionalë në çdo hyrje, sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike ndërsa ujësjellësin nga firma Geberit. Avantazh është se çdo dhomë ka dalje në terasë, përveç njërës (të fëmijëve). Penthouse posedon garazh 16,20m² dhe depo 4,26m² me çmim ekstra prej 15,000 €.

Sa i përket sigurisë, pjesët e përbashkëta janë 24/7 nën vëzhgimin e kamerave. Përparësi është lokacioni i banesës pasi ndodhet në një zonë të qetë, ka vetëm 5 minuta afër 2 shkolla fillore, sheshin Nënë Terezë dhe Pallatin e Rinisë. Fotot e paraqitura janë ilustruese dhe përfaqësojnë një koncept vizual të asaj që do të duket së shpejti! Kontrata për këtë pronë bëhet tek noteri.

Penthouse përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë (kuzhina ka depo ndaras)
– 3 dhoma gjumi
– 2 banjo
– WC
– 2 terasa

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
049 622 330
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Apartment
  • 3 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 151 m2
  • 1836 Vizita
ID: PROAC5732
Siperfaqe Neto: 151
Kat: 11
Disponueshmëria: Në dispozicion
Dhomat e Ndenjes: 1