Shtëpi LUKSOZE në SHITJE – 4 dhoma gjumi + 3.75 Ari (me FLETË POSEDUESE) – Çagllavicë - Access Ks

Shtëpi LUKSOZE në SHITJE – 4 dhoma gjumi + 3.75 Ari (me FLETË POSEDUESE) – Çagllavicë

Çagllavicë, Prishtina
Për Shitje
450,000 €

Përshkrimi

Shtëpia me leje ndërtimi gjendet në lagjen Qëndresa Home, Çagllavicë. Ka sipërfaqe prej 445m² ku 240m² janë në katin përdhesë dhe katin 1, me një organizim shumë të mirë të hapësirave si dhe ka ekstra një bodrum prej 125m² me ndriçim natyral dhe një nënkulm prej 80m² me lartësi standarde. Shtëpia përbëhet nga 3 kate banimi dhe ndodhet në një truall prej 3.75 Ari, i cili posedon fletë poseduese. Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike + kaminë funksionale.

Avantazh është lokacioni i shtëpisë pasi gjendet në një zonë të qetë dhe të përshtatshme banimi dhe ka qasje në rrugë kryesore. Lagja përfshin fushën sportive për tenis, futboll dhe basketboll. Në afërsi të shtëpisë ka restaurant, qerdhe dhe sherbime të tjera. Parku i lagjes ka sipërfaqe prej 1.4 hektarësh dhe përfshin edhe kënde lojërash për fëmijë si dhe një shirit të dedikuar për biçikleta. Rrugët janë dykahëshe, me hapësira të dedikuara për parking dhe trotuare anësore. Gjithashtu ne kuader te lagjes ka edhe sigurim 24 ore si dhe mirembajtje e pastrim te lagjes. Lagjja ku ndodhet kjo pronë përbëhet nga 261 shtëpi dhe është e njohur për organizimin e saj të mirë dhe ambientin e sigurt e të qetë, që ofron një komunitet të rehatshëm dhe të përshtatshëm për familjet.

Kontrata shtëpisë i bëhet tek Noteri.

Shtëpia përbëhet nga:
Bodrumi:
– Hapësirë
– Banjo
– 1 Dhomë për kalda dhe pajisje shtëpiake

Kati përdhesë:
– Erëmbrojtësi
– 1 dhomë ndenje
– Kuzhinë me tryezari
– 1 dhomë gjumi
– WC

Kati I:
– 3 Dhoma gjumi (njëra masterbedroom)
– 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
– 2 Terasa

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • House
  • 0 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 445 m2
  • 30 Vizita
ID: PROAC7995
Siperfaqe Neto: 445
Disponueshmëria: Në dispozicion