Objekt afarist me QIRA / Veternik - 680m² - Access Ks

Objekt afarist me QIRA / Veternik - 680m²

Veternik, Prishtina
Për Qira
0 € /Muaj

Përshkrimi

Ofrohet për qira objekti afarist me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 680m², ndodhet në Veternik, afër Bau Market dhe Gizzi Grill. Objekti është i ndarë në bodrum dhe 3 kate, ku secili kat ka ndarje të ndyshme. Hapësirat e objektit mund të shfrytëzohen për veprimtari biznesore të ndryshme, varësisht nga kërkesat që kanë klientët, duke përfshirë shfrytëzim të hapësirës për zyre, kurse të gjuhëve të huaja, organizata të huaja, depo farmaceutike, zyre projektuse, studio grafike, administratë, ordinancë, programim, call center e zhvillime të veprimtarive të ndryshme të kësaj natyre. Objekti afarist është i ekspozuar nga ndriçimi natyral, ku gjatë ditës dhe në mbrëmje pamja nga ballkoni është panaromike. Lartësia e objektit është 3 metra, e veshur me Amstrong dhe e ndriçuar me drita LED. Bodrumi me sipërfaqe prej 190m², mund të perdoret si depo për vendosje të mallrave të ndryshme. Ka lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe të favorshëm, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Objekti afarist i cili ofrohet me qira është ndërtim i ri, modern dhe posedon gjithë infrastrukturën e re të nevojshme. Në këtë objekt ka siguri të lartë pasi vëzhgohet nga kamerat e sigurisë dhe është i instaluar alarmi. Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike (shumë ekonomike dhe mund të dëshmohet me faturë). Vlen të theksohet se hapësira afariste prej 680m² mund të modifikohet, ndahet dhe ofrohet me qira me kate të ndara.

Kati i 1-rë me sipërfaqe 120m² ka këtë rënditje:
– Hapësirë pune e hapur (ku mund të modifikohet dhe të ndahet),
– Banjo.

Kati i 2-të me sipërfaqe 170m² ka këtë rënditje:
– Salloni me kuzhinë,
– 3 hapësira pune,
– 2 banjo,
– Depo,
– Terasë 40m².

Kati i 3-të me sipërfaqe 200m² ka këtë rënditje:
– Salloni me kuzhinë,
– 4 hapësira pune (njëra prej tyre me dalje në terasë),
– 3 banjo,
– Depo,
– Terasë 82m².

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 313 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Objekt Afarist
  • 0 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 380 m2
  • 459 Vizita
ID: PROAC2779
Siperfaqe Neto: 380
Disponueshmëria: Në dispozicion