Banesë në SHITJE - 2 dhoma gjumi - Prishtina e Re - Access Ks

Banesë në SHITJE - 2 dhoma gjumi - Prishtina e Re

Prishtina e re, Prishtina
Për Shitje
Çmimi Sipas Marrëveshjes

Përshkrimi

Banesa gjendet në një nga komplekset më luksoze në lagjen Prishtina e Re, Kompleksi Albanica Residence.
Ka sipërfaqe totale 119.94m², në katin e 10-të me orientim nga të dy anët.
Banesa është duke u ndërtuar me materialet më cilësore në treg nga një kompani profesionale projektimi. Objekti banesor ku ndodhet banesa posedon ashensor.
Falë ndërtimit me teknologji të re, faturat e shërbimeve janë relativisht të ulëta. Pompat individuale të ngrohjes MIDEA për ngrohje dhe ftohje nën dysheme me kosto mujore që arrijnë deri në 30€.
Banesa ka dyer të brendshme klasike me përmasa 90x2,20 cm më të larta se standardi. Posedon dritare të markës M-technology me tre shtresa xhami me ngjyrë antracit nga jashtë dhe të bardhë nga brenda. Ndërtesa ka hidroizolim me Sika Plain (prodhues zviceran). Koridoret janë me mure të suvatuara me rafaelo dhe dysheme me gurë të çmuar (granit dhe mermer). Për më tepër, muret ndërmjet banesave kanë trashësi 38cm dhe muret e jashtme 25cm. Albanica Residence ofron sistem hotelier me recepsion, lavanderi, mirëmbajtje dhe siguri 24/7.
Ky kompleks ofron instalimin e sistemit të alarmit, kamerave, sensorëve dhe videofonit nga ALHUA. Vlen të theksohet se kjo pronë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet në Janar të vitit 2024.

Banesa përbëhet nga:
– Sallon,
– Kuzhinë me tryezari,
– 2 dhoma gjumi,
– Garderobë,
– Banjo,
– WC,
– Utilit,
– Terasë.

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 313 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Apartment
  • 2 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 120 m2
  • 825 Vizita
ID: PROAC3912
Siperfaqe Neto: 120
Kat: 10
Disponueshmëria: Në dispozicion
Dhomat e Ndenjes: 1