Banesë në SHITJE me 2 dhoma gjumi - Rruga C - Ndërtues Alko Group

Rruga C, Prishtina
Për Shitje
1,350 €

Përshkrimi

Banesa gjendet në Rrugën C, mbi Flex Gym, ndërtim i Alko Group.
Banesa ka sipërfaqe prej 89,90m² të shfrytëzueshme dhe ndodhet në katin e 8-të. Është e orientuar në perëndim, që ofron ndriçim të mjaftueshëm.
Ka shfrytëzim maksimal të hapësirës, plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për një jetë të rehatshme sipas standardeve dhe kritereve evropiane, estetikës dhe kreativitetit.

Kompleksi është i vendosur në një lokacion të favorshëm dhe ofron qasje të lehtë me Rrugën B, C dhe Muharrem Fejza.
Avantazh tjetër i lokacionit të banesës është edhe qasja e lehtë për në mjetet e transportit publik, afërsia me barnatore, gym, qendër mjekësore, shkollë, kafiteri, market, qendër tregtare dhe shërbimet e tjera të nevojshme për banorët e lagjes.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe shitet komplet me mobilie. Kjo pronë ka pranim teknik.

Banesa përbëhet nga:
- Qëndrim ditor me kuzhinë,
- 2 dhoma gjumi,
- 2 banjo,
- Terasë.

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • Apartment
  • 2 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 90 m2
  • 748 Vizita
ID: PROAC4528
Siperfaqe Neto: 90
Disponueshmëria: Në dispozicion
Dhomat e Ndenjes: 1