Lokal në SHITJE – Bregu i Diellit – 164.80m²

Bregu i Diellit, Prishtina
Për Shitje
Çmimi Sipas Marrëveshjes

Përshkrimi

Lokali gjendet në lagjen Bregu i Diellit kompleksi "Rezidenca 3" me ndërtues "Vëllëzërit Asllani".
Kompleksi ku ndodhet lokali është i dizajnuar me standardet më të larta me enterier kreativ, trendet më bashkëkohore të ndërtimit dhe izolim të përkryer.
Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 164.80m² ndërsa ndodhet në katin përdhesë. Lokali poashtu është i pajisur me kondicioner.
Para lokalit janë planifikuar hapësira gjelbëruese dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme, gjë që e bën atë tejet të përshtatshëm për lloje të ndryshme biznesi.
Avantazh është orientimi nga Veriu, pasi që kjo i lejon lokalit ndriçim natyral të mjaftueshëm. Poashtu kjo ndihmon në shmangien e drejtëpërdrejtë të diellit duke e mbajtur temperaturën të freskët gjatë gjithë ditës dhe zvogëlon nevojën për ndriçim artificial.
Lokali ka lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe të favorshëm me qasje të lehtë në rrugët e qytetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Kontrata bëhet tek noteri.

Lokali përbëhet nga:
– Hapësirë pune
– Banjo

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: Under Construction
  • Bar
  • 0 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 165 m2
  • 160 Vizita
ID: PROAC5001
Siperfaqe Neto: 165
Disponueshmëria: Në dispozicion