Banesa gjendet tek kompleksi "Prishtina Green Hill" në lagjen Prishtina e Re, ndërtues "Nic&Albioni". Ka sipërfaqe prej 115.33m² dhe ndodhet në katin e 5-të. Orientimin e ka nga lindja dhe kjo e bënë që të ketë dritë natyrale të mjaftueshme gjatë ditës. Fasada ventiluese, parketi treshtresorë, dritaret me 3 xhama, janë vetëm disa veçori që vërtetojnë cilësinë më të lartë të ndërtimit. Ndërtesa posedon ashensor funksional kurse sa i përket sistemit të ngrohjes do të jetë e lidhur me sistemin qëndror të ngrohjeve të kryeqytetit, Termokos, duke ju ofruar kosto të mirë për ngrohje! Ky kompleks është i ndërtuar me standardet më të larta, ideale për ata që janë në kërkim të një jete të qetë brenda qytetit! Kopshti për fëmijë, shkolla fillore dhe këndi i lojrave ndodhen shumë pranë kompleksit banesor. Kontrata për këtë pronë bëhet tek noteri. Kjo pronë pritet të përfundoj në vitin 2026.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– 3 dhomë gjumi
– Banjo
– WC
– Depo
– Terasë
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4