Shtëpi me QIRA – 3 dhoma gjumi – Royal Green Residence - Access Ks

Shtëpi me QIRA – 3 dhoma gjumi – Royal Green Residence

Zllatar, Prishtina
Për Qira
1,000 € /Muaj

Përshkrimi

Shtëpia gjendet në lagjen Royal Green Residence në Zllatar. Ka sipërfaqe prej 164m², përbëhet nga 2 kate banimi dhe ndodhet në një oborr prej 1.5 Ari. Kjo pronë është e mobiluar dhe organizuar mirë me mobilje të klasit të lartë, gjë që e shndërron atë në një hapësirë shumë komode. E orientuar nga lindja dhe perëndimi, shtëpia ofron ndriçim të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës. Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike. Oborri është i rregulluar, ka hapësirë gjelbëruese dhe për vendparkim. Kjo është një lagje private me sigurim privat 24/7 dhe përmban të gjitha shërbimet si: qendër të mjekësisë familjare, kopsht për fëmijë, markete, restorante, qendra të fitnesit etj. Përparësi është se lagjja është e rrethuar me gjelbrim malor dhe është afër liqenit të Badovcit. Kontrata e qirasë për këtë shtëpi bëhet për 2 vite.

Shtëpia përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë dhe tryezari
– 3 dhoma gjumi
– Banjo
– WC
– Terasë

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
info@access-ks.com
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1
Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4

Informacion Shtesë

  • Status: New
  • House
  • 3 Dhoma gjumi
  • Tualet
  • 164 m2
  • 128 Vizita
ID: PROAC7216
Siperfaqe Neto: 164
Disponueshmëria: Në dispozicion
Dhomat e Ndenjes: 1