Shtëpia e pajisur me fletë poseduese gjendet tek Lagjja Qëndresa në Veternik, mbrapa Bau Market. Ka sipërfaqe prej 300m² të shfrytëzueshme dhe përbëhet nga 2 kate banimi. Është e ndërtuar me stil modern dhe kualitet të lartë. Shtëpia gjendet në truall me një sipërfaqe prej 3.80 Ari, poashtu i pajisur me fletë poseduese. Shtëpia posedon garazhin me hapësirë të mjaftueshme parkimi. Sistemi i ngrohjes është me pomp termike dhe pelet. Avantazh është vendndodhja e shtëpisë pasi që kjo lagje njihet si zonë e qetë, e sigurtë dhe me hapësira gjelbëruese.
Shtëpia përbëhet nga:
Kati i parë:
– Sallon me kuzhinë
– 2 Dhoma gjumi
– Banjo
– Garazh
Kati i dytë:
– 3 dhoma gjumi (njëra dhomë me banjo dhe jakuzzi)
– Banjo
– Terasë
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
048 303 888
www.access-ks.com
[email protected]
Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1